Analiza

Sa kushton ndërtimi i iPhone 5C dhe 5S?

Publikuar , 05 Tetor 2013
0
Sa kushton ndërtimi i iPhone 5C dhe 5S?

iphone_5S_exploded-640x449Lançimi i iPhone-ëve të rinj nuk është vetëm një periudhë kurioziteti për të parë veçoritë apo përmirësimet e fundit, por edhe një kohë kur firmat kërkuese të tregut fillojnë të inspektojnë telefonin me të gjitha pjesët e tij.

Këtë gjë ka bërë këtë vit firma e kërkimit IHS e cila ka hapur në brendësi iPhone 5S dhe 5C për të parë të gjitha pjesët dhe për të bërë një përllogaritje të kostove të tyre, në mënyrë që të nxjerrë një kosto totale për ndërtimin e iPhone-ëve të fundit.

Të dy telefonët në brendësi janë shumë të ngjashëm, pavarësisht faktit se dizajni i tyre i jashtëm ndryshon dukshëm nga njëri-tjetri. Sipas raportit të IHS, Apple shpenzon të paktën 191 $ në pjesët e një iPhone 5S me 16 GB.

Kostoja rritet në 210 $ për modelin me 64 GB. Kostoja e bashkimit e rrit shumën edhe me 8 $ të tjera, që do të thotë se kemi një shifër prej 199 $ – 218 $. Kostoja është e ngjashme me atë të iPhone 5, e cila arrinte rreth 205 $ vitin e kaluar. Pa kontratë, iPhone shitet me një çmim nga 649 $ – 849 $, në varësi të kapacitetit.

Ashtu si edhe me iPhone-ët e tjerë, pjesët e ekranit kushtojnë rreth 41 $. IHS shprehet se ato vijnë nga prodhues të ndryshëm si Sharp, Japan Display Inc. dhe LG Display.

Përsa i përket iPhone 5C, versioni më i lirë, IHS vlerëson se kostoja e komponentëve plus prodhimin varion mes 173 $ dhe 183 $, përfshi 7 $ për bashkimin. 5C shitet për 549 $ – 649 $ pa kontratë, në varësi të kapacitetit.

Në raport shkruhet se ato janë pothuajse të njëjta, përveçse iPhone 5S ka sensorin e gjurmëve të gishtave, procesorin A7 dhe disa çipe kujtese që konsumojnë më pak bateri. Përtej tyre janë të njëjtë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas 8 muajsh Android 9 Pie arrin 10% adoptim

iphone_5c_exploded-598x480

Lajmet e fundit>