Lajmet

Sa të zgjuar janë asistentët “inteligjentë” ?

Publikuar , 31 Maj 2017
0
Sipas një hulumtimi të Stone Temple, asistentët inteligjentë mund të mos jenë edhe aq të zgjuar sa pretendohet. Konkretisht Amazon Alexa u përgjigjet vetëm 20.7% të 5,000 pyetjeve të drejtuara. Sa të zgjuar janë asistentët “inteligjentë” ? Photo Source: Bussines Insider

Shumë ekspertë industrialë parashikojnë se ndërveprimet tona me pajisjet kompjuterike do të zhvendosen nga teksti drejt komandave zanore në një të ardhme të afërt.

Telefonët, bokset me zë vinë me të ashtuquajturit asistentë inteligjentë si Siri, Cortana dhe Google Assistant. Këto asistentë virtual mund tu ndihmojnë të organizoni ditën tuaj, të kontrolloni pajisjet inteligjente në shtëpi dhe tu përgjigjen pyetjeve në terësi.

Sipas një hulumtimi të Stone Temple, asistentët inteligjentë mund të mos jenë edhe aq të zgjuar sa pretendohet. Konkretisht Amazon Alexa u përgjigjet vetëm 20.7% të 5,000 pyetjeve të drejtuara.

Vlen të theksohet se Google Assistant dhe Microsoft Cortana ishin shumë më të zgjuar sesa Alexa. Apple Siri performonte njëlloj si Alexa. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Calendar probleme në mbarë botën

Lajmet e fundit>