Biznes

Sa telefonë ka shitur Huawei në 2019?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Janar 2020
0
Historia do të kishte qenë shumë ndryshe nëse Shtetet e Bashkuara nuk do ti bënin presion kompanive Amerikane të mos blejnë nga prodhuesi Kinez. Sa telefonë ka shitur Huawei në 2019?

Huawei pati një 2019 plot ngjarje. Prezantoi dy prej telefonëve më të mirë në treg, Huawei P30 Pro dhe Mate 30 Pro përpara se të bëhej peng i luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA.

Por pavarësisht gjithë telasheve, kompania arriti të shiste 240 milionë smartfonë në 2019-ën kur linja P dhe Mate u rrit me 50% krahasuar me një vit më parë. Shefi i Huawei Technologies Xu Zhijun dha edhe shifra rreth të ardhurave prej 123 miliardë dollarësh, një rritje me 18% krahasuar me një vit më parë.

Historia do të kishte qenë shumë ndryshe nëse Shtetet e Bashkuara nuk do ti bënin presion kompanive Amerikane të mos blejnë nga prodhuesi Kinez.

Në 2020-ën Huawei do të vijoi të zgjerojë ekosistemin e shërbimeve mobile si alternativë e shërbimeve të Google në mënyrë që të mos varet nga partnerë të vendeve të tjera të botës.

Arsyeja pse Huawei ishte poshtë pritshmërive, kishte të bënte me mungesën e shërbimeve të Google në smartfonët Huawei duke humbur tregu e pasur të Evropës Perendimore.

Kompania zbuloi së fundi se ka shitur 2 milionë orë Huawei Watch GT2 në vetëm tre muaj nga debutimi dhe një milionë njësi kufje wireless Huawei FreeBuds 3. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple adreson "Flexgate" në laptopët MacBook Pro

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>