Softuer

Safari 4 Beta nga Apple shpejton lundrimin

Publikuar , 20 Korrik 2009
0
Safari 4 Beta nga Apple shpejton lundrimin

Funksioni i ri Top Sites paraqet faqet tuaja të preferuara apo më të vizituarat. Mund ta vendosni këtë pamje si home page apo si faqen e parë që del kur hapni një tab të ri. Google Chrome ka një opsion të ngjashëm, por Safari ofron pamje 3D dhe një aftësi për të organizuar pamjet të ngjashme me atë të iPhone. Faqet të cilat kanë ndryshuar që prej herës së fundit që i keni vizituar shënohen me një yll blu. CoverFlow tani ju lejon të lëvizni ndërmjet faqeve më të fundit ashtu siç bëni në iTunes.

Funksioni i kërkimit Full History gërmon në tekstin e të gjitha faqeve që keni vizituar. Dhe me Full Page Zoom, mund të bëni zoom brenda dhe jashtë pa prishur organizimin e faqes dhe cilësinë e imazhit. Përdoruesit e Mac-ut kanë pasur një funksion të ngjashëm më parë, por tani e kanë edhe ata të PC-së.
Nuk mund të verifikoj pohimin e Apple, se Safari 4 është shfletuesi më i shpejtë në botë, por mund të them se duket më i shpejtë dhe koha e hapjes së faqeve është më e shkurtër. Versioni i ri i Safari gjithashtu mbështet HTML 5, e cila lejon aplikacionet web që të ruajnë të dhëna në skedarë lokalë, pa pasur nevojë për një lidhje interneti. Vetëm rritja e shpejtësisë duhet t’i japë si Microsoft-it ashtu dhe Mozilla-s shkak për t’u shqetësuar. Shtoni këtu edhe opsionet e tjera dhe pamjen e këndshme të paketuara në këtë version beta dhe Safari 4 duhet t’u japë atyre shumë material për të menduar.

LEXO EDHE:  WordPress 5.0 po vjen, a është uebsajti juaj gati?

Lajmet e fundit>