Lajmet

Sali Berisha: Internet falas për qytetarët

Publikuar , 05 Tetor 2011
0
Sali Berisha: Internet falas për qytetarët

Nuk ka asgjë më shumë që mund të bëjmë ne sesa Shqipërinë digjitale në 100-vjetorin e pavarësisë së saj, Shqipërinë transparente, më të shpejtë, Shqipërinë e imagjinatës më të zhvilluar. Rishqyrtoni të gjitha këto projekte në përputhje me buxhetin. Çdo projekt që ka të bëjë me moshën digjitale do të jetë i pari i krahasuar me të gjithë të tjerat”, tha Berisha.

Sipas tij, “po bëhet gjithçka që tregu i 3G të bëhet sa më konkurrues”.

“E vërteta është se asgjë nuk e ndryshon jetën e njeriut më shumë se sa mosha digjitale. Asgjë asnjë mjet nuk mund t’u ofrojë qytetarëve shërbimet më transparente. Kjo është leva e Arkimedit për të luftuar korrupsionin. Ne u bëmë ndër vendet e para me pranimet në universitet të bazuara në procedurat digjitale, duke e bërë zero korrupsionin. U bëmë vendi i parë me prokurime elektronike 100 %”, ka thënë Berisha në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ai shtoi se interneti duhet të jetë i pranishëm në çdo zyrë që u shërben qytetarëve. Për këtë, ai theksoi se duhet inkurajuar përdorimi më i mirë i internetit nga punonjësit e administratës.

Ai tha se do të ketë internet falas për qytetarët e Shqipërisë./lajmeditore

LEXO EDHE:  Prezantohet telefoni i shumëpritur OnePlus 6T me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>