Harduer

Sali Berisha: iPad, pajisja më e sofistikuar deri më sot

Publikuar , 04 Maj 2010
0
Sali Berisha: iPad, pajisja më e sofistikuar deri më sot

Ai qysh në fillim të mbledhjes pa hezitim duke mbajtur në duar produktin më të fundit të lansuar nga Apple, pajisjen e shumëkërkuar iPad, tha se “Ky është kompjuteri që unë kam pritur prej 30 vitesh”.

Ai ftoi gazetarët që të blejnë iPad, pasi që sipas tij do të jenë shumë të kënaqur me të. Duke mos fshehur entuziasmin për atë që kishte në dorë, Berisha se qysh në ditët kur punonte në laboratorin e mjekësisë, “ne arritëm të sigurojmë një Apple 2 të Steve Jobs dhe gjerë këto ditë në kërkim të një kompjuteri të tillë, jam përpjekur të siguroj dhe të blej çdo prodhim që shënonte hapa drejt tij. Dhe këtë e realizoi sërish Seteve Jobs’ tha Berisha.

“Bill Gates, 5 vite më parë, në një editorial të botuar në “Herald Tribune”, “New York Times”, do të paralajmëronte se 5 vitet që vijnë, do të jenë vitet të cilat në fushën e ICT do të sjellin më shumë se 25 vitet e shkuara. Në këtë shkrim fondamental, Gates paralajmëronte kompjuterin tablet. Por ëndrrën e Gates dhe të gjithë atyre që pritën me padurim këtë kompjuter që ka përmasat e faqes së një libri, i ka shkrirë në një. Iphone, Ipod që transformoi muzikën e botës me dixhitalizimin e saj dhe i dha mundësi njerëzimit të ketë formën më të pastër të muzikës, të regjistruar në formën më të pastër, i shtoi edhe laptopin”, – deklaroi z. Berisha.

Me humor ai iu drejtua deputetëve të PD-së: “Natën që shumë prej jush ndiqnin Interin me Barcelonën, unë ndiqja pasionin tim të vjetër. Mund ta lija, por po familjarizohesha. Mund t’ju them se nuk kam pasur kurrë në dorë një gjë më të mrekullueshme, më njerëzore, më miqësore, më të sofistikuar se Ipad.

LEXO EDHE:  Toyota dëshiron të vendosë një robot mik në çdo shtëpi

Po bëj unë një reklamë tregtare për këtë prodhim të Steve Jobs? Steve Jobs ka qenë idhulli im, për dy gjëra. E para i ka dhënë njerëzimit kaq shumë dhe i dha edhe këtë; së dyti është një hero i vërtetë në luftën kundër sëmundjes. Qëndresa e tij është legjenda e qëndresës së njeriut ndaj një sëmundjeje jo të mirë.

Dhe kushdo që lexon për të, nuk mund të ketë tjetër veçse një admirim të pakufishëm”, – theksoi z. Berisha. “Kështu që, – përfundoi ai, – nuk ka të bëjë asgjë me aspektin tregtar, përveçse me vendimin tim që një të mirë mund ta ndaj edhe me bashkëpunëtorët dhe qytetarët e mi”.
Një vit më parë, kryeministri Berisha përsëri në koherencë me zhvillimet teknologjike, disa herë publikisht ka ekspozuar telefonin celular BlackBerry, identik me aparatin që mbante në duar gjatë fushatës presidenti amerikan Barack Obama.

Apple iPad ka një ekran prej 9.7 inç. Me peshë prej 680 g, ai disi ka formën e një iPhone të madh dhe ka të njëjtin sistem operativ. Fillon me një çmim prej 499 dollarë për modelin Wi-Fi, dhe mund të kushtojë deri në 800 dollarë për versionin me 3G.

Por e vetmja gjë që na mbetet problematike është mënyra sesi do të pajisemi me një iPad, në Shqipëri apo Kosovë. Siç e dini Apple iPad ende nuk është paraqitur për shitje zyrtare në Evropë, por kjo nuk e ka ndalur kryeministrinë e Shqipërisë, z. Sali Berisha që të pajiset me një të tillë.

Lajmet e fundit>