Lajmet

Samiti i Startupeve të Evropës, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për mbështetjen e ekosistemeve të startupeve

Nov 15 2018
0 Shpërndarje
Në këtë konferencë përfaqësuesit e ekosistemeve të startupeve të vendeve pjesëmarrëse përfshirë edhe ato nga Shqipëria, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e ekosistemeve të sipërmarrjes në teknologji në Evropën Qendrore e Lindore dhe Ballkanin Perëndimor. Samiti i Startupeve të Evropës, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për mbështetjen e ekosistemeve të startupeve

U mbajt sot në Sofie të Bullgarisë Samiti i shumëpritur i Startupeve ku me ftesë të Bashkimit Evropian morën pjesë 22 startupe nga Evropa Qendrore e Lindore dhe Ballkani Perëndimor.

Krahas startupeve, kësaj konference ju bashkuan zyrtarë të lartë të Bashkimi Evropian dhe të vendeve pjesëmarrëse si Komsionerja Evropian për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale Mariya Gabriel, Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, Kryeministri i Serbisë Zoran Zaev, Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviç, Zëvendës Kryeministrja Shqiptare Senida Mesi dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Mese 170 startupe, 64 akseleratorë, 34 investitorë dhe 700 pjesëmarrës nga bota e biznesit dhe akademisë në rajon ndoqën këtë ngjarje.

Startupet janë motorë të inovacionit, dinamizmit, rritjes, punësimit dhe avancimit teknologjik. Mbështetja e tyre është në interes të ekonomive tona, qytetarëve tonë. Ne mbështesim krijimin e një ekosistemi i cili shfrytëzon gjithë potencialin e tij në Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor,” tha Komisionerja Gabriel.

Në këtë konferencë përfaqësuesit e ekosistemeve të startupeve të vendeve pjesëmarrëse përfshirë edhe ato nga Shqipëria, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e ekosistemeve të sipërmarrjes në teknologji në Evropën Qendrore e Lindore dhe Ballkanin Perëndimor.

Deklarata u nënshkrua nga përfaqësuesit e Bullgarisë, Hungarisë, Kroacisë, Çekisë, Polonisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Sllovakisë dhe Maqedonisë.

Gabriel e quajti deklaratën një shembull të fortë sesi urat dixhitale sjellin njerëzit dhe bizneset më pranë.

Gjatë ditës u mbajtën panele diskutimesh dhe workshope me zyrtarët e lartë të BE-së dhe vendeve pjesëmarrëse, investitorë si dhe me komunitetin e startupeve ku u fol për zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit, transformimin e Ballkanit Perëndimor në një hapësirë startupesh, për potencialin e rajonit, gjetjen e mundësive në Bashkimin Evropian, mbështetjen e femrës në sipërmarrje, transformimin e universiteteve në motorë sipërmarrjeje etj.

Nga Shqipëria morën pjesë përfaqësuesit e dy startupeve: Pragmatic Analytics dhe Transmogul me ftesë nga Bashkimi Evropian ku ky i fundit ka garuar në edicionin e gjashtë të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards.

Sofien e vizitoi edhe një ekip i komunitetit të teknologjisë në Shqipëri, me figura të cilat kanë qenë pjesë e ICT Awards si kryetarë e anëtarë jurie dhe garues.

Ky ekip i drejtuar nga Arjan Ymeri përbëhej nga: Anila Hoxha nga Raiffeisen Bank dhe Kryetare e jurisë së ICT Awards VI, Alban Kosova nga Buy to America, Edlira Martiri Pedagoge në Universitetin e Tiranës, Ernaso Kerbizi nga Instituti Harry Fultz dhe Sokol Vladi Drejtor i Microsoft Albania.

Çfarë është Samiti i Startupeve Evropiane?

Samiti është një nismë e Komsionit Evropian për të sjellur bashkë themeluesit e startupeve dhe zyrtarët e lartë të vendeve Evropiane. Edicionit të këtij viti mbajtur në Sofie ju bashkuan mëse 1,000 pjesëmarrës.

Startup Europe është një iniciativë e Komisioni Evropian pjesë e strategjisë Digital Single Market.

Startup Europe Western Balkans Network është në patronazhin e Startup Europe dhe synon të lidhë aktorët kryesor të ekosistemit të startupeve në Ballkanin Perendimor. Ai përbëhet nga gjashtë anëtarë: Seavus Education Development Center, Spark, Digitalizuj.me, Serbia Startup, Oficina Shqipëri dhe ICK Kosovë.

Lajmet e fundit>