Harduer

Samsung 1TB Spinpoint F3

Publikuar , 29 Korrik 2009
0
Samsung 1TB Spinpoint F3

Spinpoint F3 sjellë 7.200 rrotullime në minutë, përdor ndërfaqe 3Gbps SATA, paketon bufer memorik 16/32 MB dhe do të jetë i gatshëm në treg me madhësi 1TB, duke pasur parasysh se do të përmbajë dy pllaka me kapacitet prej 500GB.

Ngritja e nivelit të densitetit hapësinor ofron deri në 30% performancë më të lartë kur krahasohet me diskun tjetër 1TB që përmban tri pllaka dhe përdor faktorin e njëjtë të formës me madhësi 3.5 inç. Duke pasur parasysh edhe reduktimin e pjesëve mekanike suksesi është i garantuar.

Dihet se Samsung është i tërhequr kur bëhet fjalë për detaje mbi çmimin para se të paraqitet në treg, por ata që dëshirojnë të marrin një disk të tillë mund ta gjejnë versionin 500GB qysh tani në treg, ndërsa versionin 1TB gjatë muajit të ardhshëm.

LEXO EDHE:  Apple tërheq nga tregu disa modele të vjetra MacBook Pro

Lajmet e fundit>