Harduer

Samsung bën një lëvizje e cila do të kënaqë përdoruesit dhe të dëmtojë kompaninë

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Gusht 2020
0
Politika e rishikuar do të aplikohet edhe me modelet Galaxy S20 lançuar në fillim të vitit dhe aplikohet vetëm për modelet flagshipë. Samsung bën një lëvizje e cila do të kënaqë përdoruesit dhe të dëmtojë kompaninë

Gjatë aktivitetit Galaxy Unpacked Samsung bëri të ditur se do të rriste mbështetjen për pajisjet e fundit me tre gjenerata.

Deri tani kompania ka ofruar vetëm dy vite mbështetje. Lajmi sugjeron se Samsung do të përditësojë telefonët si Galaxy Note 20 më tre ciklet madhore të Android, ose e thënë ndryshe do të kalojë nëpër tre versionet e ardhshme.

Politika e rishikuar do të aplikohet edhe me modelet Galaxy S20 lançuar në fillim të vitit dhe aplikohet vetëm për modelet flagshipë.

Pra modelet si seritë Galaxy A do të marrin vetëm dy vite. Ky ndryshim e sjell Samsung në një linjë me telefonët Pixel të Google të cilët marrin tre vite përditësime Android.

Qasja e re do të thotë se njerëzit janë më pak të prirë të ndryshojnë telefonët e tyre pas dy vitesh çka mund të godasë xhepin e Samsung.

Andaj ata që shpenzojnë të paktën 1000 dollarë në një smartfon do të mund ta mbajnë deri në 2023. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  ‘Samiti Botëror i Inovacionit’ në Kinë vlerëson me çmim shqiptaren Serena Leka