Harduer

Samsung Chromebook Pro del në shitje më 28 Maj

May 24 2017
0 Shpërndarje
Me largimin e Chromebook Pixel nga tregu, modelet e laptopëve Chrome OS të Samsung shihen tashmë si mbretërit e universit Chromebook. Samsung Chromebook Pro del në shitje më 28 Maj Photo Source: ARS

Samsung Chromebook Pro më në fund do të jetë një realitet i prekshëm. Pak ditë pas konferencës së zhvilluesve Google I/O, Samsung në heshtje të plotë njoftoi se laptopi del në shitje më 28 Maj.

Me largimin e Chromebook Pixel nga tregu, modelet e laptopëve Chrome OS të Samsung shihen tashmë si mbretërit e universit Chromebook.

Laptopët më të fundit të Samsung me sistem operativ të Google u prezantuan gjatë evenimentit CES në Janar. Bëhet fjalë për modelet Chromebook Plus dhe Pro. I pari doli në shitje në Shkurt ndërsa shitjet e të dytit kanë qenë subjekt ndryshimi vazhdimisht.

Tashmë ka mbërritur muaji Maj dhe janë bërë pesë muaj nga prezantimit i produktit. Një prej arsyeve të kësaj vonese janë aplikacionet Android në Chrome OS që duket sikur nuk do të vinë kurrë.

Modeli Plus erdhi shpejt sepse kishte harduerin e duhur për aplikacionet Android dhe në të vërtetë ngjan me një harduer Android. Ndërsa modeli Pro me procesor Intel është histori tjetër.

Edhe pse me procesor më të fuqishëm Chromebook Pro me Intel haste vështirësi me aplikacionet Android krahasuar me Chromebook Plus me ARM. Chromebook Pro do të kushtojë 549 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>