Harduer

Samsung Cinema Screen, një ekran kinemash me rezolucion 4K dhe HDR

Publikuar , 28 Mars 2017
0
Gjigandi Korean prezantoi ekranin në fjalë në një seri demostrimesh gjatë datave 27 Mars deri 30 Mars në Las Vegas. Samsung Cinema Screen, një ekran kinemash me rezolucion 4K dhe HDR Photo Source: Samsung

Samsung shquhet për telefonët dhe televizorët e shkëlqyer, ndërsa përpjekja e më e fundit i dedikohet industrisë së filmave. Kompania prezantoi një ekran kinemaje dizajnuar posaçërisht për teatrot.

Si ekrani i parë për kinematë me panel HDR LED, Cinema Screen premton cilësi të paprecedent dhe saktësi të lartë ngjyrash.

Gjigandi Korean prezantoi ekranin në fjalë në një seri demostrimesh gjatë datave 27 Mars deri 30 Mars në Las Vegas.

Ekrani ofron një rezolucion 4K prej 4,096 x 2,160 piksel. Për më tepër ai tejkalon pritshmërinë e standardit DCI për qëndrueshmëri, performancë teknike dhe cilësinë që bart.

Cinema Screen ofron një shkëlqim deri në 10 herë më të lartë sesa projektorët aktual të kinemave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firefox 66 bllokon videot që luhen automatikisht me zë

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>