Harduer

Samsung demonstron telefonin me ekran që paloset (Video)

Nov 8 2018
0 Shpërndarje
Gjatë aktivitetit në San Francisco, një drejtues i lartë i Samung tregoi një prototip i cili kishte ekran 7.3-inç. Samsung demonstron telefonin me ekran që paloset (Video)

Samsung prezantoi mbrëmjen e kaluar telefonin e shumëpritur me ekran që paloset si dhe u bëri thirrje zhvilluesve të Android të shkruajnë aplikacione për pajisjen e re.

Gjigandi Koreano Jugor i teknologjisë shpreson se telefoni i ri do ta ndihmojë të rifitojë terrenin e humbur ndaj Apple.

Telefonët me palosje sillen edhe si një tablet i vogël.

Gjatë aktivitetit në San Francisco, një drejtues i lartë i Samung tregoi një prototip i cili kishte ekran 7.3-inç.

Kur palosej shndërrohej në një telefon por Samsung nuk i dha shansin as mediave as zhvilluesve të provojnë telefonin.

Samsung tha se do të hyjë në prodhim në muajt e ardhshëm. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>