Lajmet

Samsung dhe Google nënshkruajnë marrëveshje për patentat

Publikuar , 27 Janar 2014
0
Samsung dhe Google nënshkruajnë marrëveshje për patentat

google-logo-stock-11_2040_large_verge_medium_landscapeKompanitë Samsung dhe Google kanë nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të licencuar patentat e tyre për njëra-tjetrën, duke mbuluar pronat ekzistuese intelektuale e po ashtu edhe patentat që fitohen gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Të bashkuar për Android-in, dy kompanitë nuk kanë pasur ndonjë rivalitet të madh mes tyre, por me këtë marrëveshje, “kërcënimi” për një rivalitet mes tyre për patentat zvogëlohet edhe më tej.

Seungho Ahn nga Samsung thotë: “Samsung dhe Google janë duke i treguar tërë industrisë që ka më tepër përfitime nga bashkëpunimi se sa të merresh me grindje të panevojshme për patenta,” duke bërë në këtë mënyrë një ironi me kompaninë Apple, e cila për vitesh është në një “luftë” kundër Samsung dhe Motorola Mobility për përdorim të patentave.

Allen Lo nga Google me të njëjtin ton tha: “Duke punuar së bashku në marrëveshje si kjo, kompanitë mund të zvogëlojnë potencialin për dalje në gjyq dhe në vend të kësaj të përqendrohen në inovacion.”

Për kompaninë Google, marrëveshje mund të ketë ndikime të gjera duke ditur hyrjen e kësaj kompanie në harduer: Glass pritet të kalojë në një mundësi më të gjerë të posedimit me një çmim më të ulët, Chromecast është shitur shumë dhe thashethemet për kryesimin e Nexus-it qarkullojnë në forume të ndryshme. Është e qartë që Samsung ka një mori të tërë të patentave të dobishme në duar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tani e tutje mendohuni dy herë përpara se të ngacmoni dikë në Instagram