Biznes

Samsung dhe Huawei “armëpushim” patentash

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Maj 2019
0
Huawei me sukses ka arritur të shmangë këtë trend dhe dërgesa u rritën me 50% vitin e kaluar sipas IDC por për Samsung jo. Samsung dhe Huawei “armëpushim” patentash

Samsung dhe Huawei kanë rënë dakord të ndërprenë një betejë të gjatë ligjore mes dy kompanive për patentat e smartfonëve dhe bëhet fjalë për mëse 40 padi mes tyre sipas Nikkei.

Termat e marrëveshjes nuk janë bërë publike por në tërësi kompanitë kanë arritur një dakordësi të përgjithshme. Ata kanë tërhequr të gjitha paditë kundrejt njëri tjetrit.

Marrëveshja vjen në një kohë kur mbarë industria po ballafaqohet me disa ndryshime radikale. Telefonët do të kalojnë në 5G vitin e ardhshëm ndërsa disa prodhues po vuajnë nga shitjet e dobëta.

Huawei me sukses ka arritur të shmangë këtë trend dhe dërgesa u rritën me 50% vitin e kaluar sipas IDC por për Samsung jo.

Gjithashtu nisur nga problemet me të cilat po ballafaqohet kompania mund të kenë qenë edhe arsyet e kësaj tërheqjeje.

Muajin e kaluar Apple dhe Qualcomm i dhanë fund gjithashtu betejës së tyre ligjore e cila u shtri në disa vende dhe për disa vite. Në këtë rast ishte 5G faktori motivues për mbylljen e mosmarrëveshjeve.

Pa një marrëveshje të tillë Apple rrezikonte të mbetej pas rivalëve me teknologjinë 5G. Beteja ligjore mes Samsung dhe Huawei filloi në 2016-ën kur ky i fundit paditi Samsung për shkeljen e patentave LTE. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple adreson "Flexgate" në laptopët MacBook Pro

Lajmet e fundit>