Harduer

Samsung dhe LG lançojnë telefonët e parë 5G në Mars raportojnë mediat Koreane

Publikuar , 17 Dhjetor 2018
0
Raporti vijon më tej për të thënë se ata dalin në shitje në muajin Mars. The Korea Herald citon burime të industrisë lidhur me këtë raport. Samsung dhe LG lançojnë telefonët e parë 5G në Mars raportojnë mediat Koreane

The Korea Herald publikoi një raport të ri i cili sugjeron se mund të mos kemi nevojë të presim shumë gjatë për një telefon 5G nga Samsung dhe LG.

Sipas raportit, të dy kompanitë kanë planifikuar të sjellin telefonët e tyre 5G në Kongresin Mobil Botëror në fund të muajit Shkurt.

Raporti vijon më tej për të thënë se ata dalin në shitje në muajin Mars. The Korea Herald citon burime të industrisë lidhur me këtë raport.

Të dy kompanitë do të lançojnë disa prej telefonëve më të mirë. Samsung ka rezervuar debutimin e flagshipit Galaxy S10, ku është spekuluar se njëri prej varianteve do të jetë 5G.

LG gjithashtu ka premtuar një telefon të ri, pa specifikuar nëse është 5G por që do të përdoret për të ndryshuar fatin e kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Syze të realitetit të shtuar me palosje, Samsung ka një plan

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>