Harduer

Samsung dhe Qualcomm përballë një konkurrenti të ri në procesorët e smartfonëve Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Nëntor 2021
I rëndësishëm është fakti se tani procesorët MediaTek klasifikohen si të barbartë me ato të Qualcomm dhe Snapdragon, një fitore e madhe për një kompani produktet e të cilës konsideroheshin si të dorës së dytë. Samsung dhe Qualcomm përballë një konkurrenti të ri në procesorët e smartfonëve Android

MediaTek prezantoi së fundi procesorin flagship, Dimensity 9000 dhe është çipi më i fuqishëm ndërtuar ndonjëherë prej kompanisë i aftë të konkurrojë me më të mirën e Qualcomm dhe Samsung.

Ndërsa çipet e kaluara Dimensity, siç mund të përmendim Dimensity 1000, ishin më pak të fuqishëm sesa Qualcomm Snapdragon 888 apo Exynos 2100, Dimensity 9000 është procesori që kompanitë mund ta përdorin në flagshipët e tyre të 2022.

Do të jetë i pari ndërtuar me arkitekturën 4-nanometër të TSMC dhe ARMv9. Gjithashtu është procesori i parë me dizajnët e reja të bërthamave ARM: një Cortex-X2 me frekuencë 3.05Ghz, tre Cortex-A710 me frekuencë 2.85Ghz dhe katër Cortex-A510 me frekuencë 1.8Ghz.

Ndërsa kartagrafike Mali-G710 është me 10 bërthama krahas 6 bërthamave për përpunimin e proceseve të inteligjencës artificiale.

Procesori i sinjalit të imazhit (ISP) Imagiq 18-bit Gen 7 është i aftë të kapë imazhe prej 320-megapiksel dhe të transferojë informacion prej 9-gigapiksel për sekondë.

Dimensity 9000 sjell një modem 5G në bord me mbështetje për specifikimin 3GPP Release 16. Por çipi është i disavantazhuar në mbështetjen e teknologjisë 5G për frekuencat nën 6Ghz.

MediaTek pretendon se çipi është i pari në botë me Bluetooth 5.3 dhe Wi-Fi 6E. Por kompania nuk do të jetë e vetmja që përdor zhvillimet më të fundit teknologjike të ARM sepse Qualcomm pritet të zbulojë pasardhësin Snapdragon 888 më 30 Nëntor në Samitin Teknologjik të Snapdragon.

I rëndësishëm është fakti se tani procesorët MediaTek klasifikohen si të barbartë me ato të Qualcomm dhe Snapdragon, një fitore e madhe për një kompani produktet e të cilës konsideroheshin si të dorës së dytë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel do të prodhojë procesorët e kompanisë që ndërton procesorë për smartfonët