Harduer

Samsung dhe Xiaomi nuk kanë asnjë shans përballë Apple në tregun e kufjeve wireless

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Janar 2020
0
Strategy Analtics mësoi se Apple mban gjysmën e tregut të kufjeve wireless. Dy rivalët më të afërt, Samsung dhe Xiaomi, kanë të dy vetëm 10% të tij. Samsung dhe Xiaomi nuk kanë asnjë shans përballë Apple në tregun e kufjeve wireless

Kufjet wireless të Apple, AirPods, janë duke dominuar tregun. Sipas një raporti të fundit nga Strategy Analytics, Apple ka shitur afro 60 milionë AirPods në 2019, duke u vendosur shumë përpara çdo rivali tjetër.

Strategy Analtics mësoi se Apple mban gjysmën e tregut të kufjeve wireless. Dy rivalët më të afërt, Samsung dhe Xiaomi, kanë të dy vetëm 10% të tij.

Falë kostos, Apple jo vetëm dominoi tregun por edhe komandon të ardhurat. Firma zuri 71% të të ardhurave të gjeneruara duke qenë se AirPods fillojnë nga 160 dollarë ndërsa AirPods Pro nga 250 dollarë. gjenerata e fundit Samsung Galaxy Buds fillon në 130 dollarë.

Raporti vjen në një moment kur Apple po përpiqet të eliminojë varësinë nga shitjet e iPhone. Edhe pse i Apple Tim Cook nuk ka folur me entuziasëm lidhur me këtë zhvillim, është e qartë se iPhone nuk është forca kryesore tek Apple.

Në tre mujorin e fundit fiskal që përfundoi në 28 Shtator, iPhone gjeneroi 33.36 miliardë dollarë, ose 9% më pak sesa një vit më parë. Nga ana tjetër shitjet e kufjeve wireless do të vijojnë duke shkuar në 90 milionë gjatë 2020. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dua Lipa thotë se rrjetet sociale janë mbush në urrejtje dhe ankth