Vëzhgim

Samsung do të hedhë në treg një SSD Drive të shpejtë

Publikuar , 04 Nëntor 2008
0
Samsung do të hedhë në treg një SSD Drive të shpejtë

Dimensionet e diskut janë të njëjta me ato të harddiskut standard 2.5 inç dhe trashësi 9.5 milimetra. Ky disk është dizenjuar të jetë zëvendësim për harddisqet e laptopëve. Samsung nuk është i pari që ka lajmëruar për lançimin e SSD me 256 GB. Super Talent, kompani nga SHBA, ka lajmëruar hedhjen në treg e një disku të ngjashëm, por pak më të trashë, 12.5 milimetra. Ky disk ka bashkëveprim SATA I, me shpejtësi leximi prej 65 megabit për sekondë dhe shpejtësi shkrimi prej 50 mbps. SSD i Samsung ka shpejtësi leximi prej 200 mbps dhe shpejtësi shkrimi prej 160 mbps, gjithmonë kjo sipas deklaratave të kompanisë. Disqet Solid-State përdorin çipa të memories fl ash në vend të disqeve rrotulluese magnetike që përdorin harddisqet. Çipat i bëjnë disqet më të fuqishëm dhe më të shpejtë, por kostoja për gigabyte është më e lartë. Disku i Samsung duhet të dalë në treg diku nga fundi i këtij viti.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>