Biznes

Samsung do të investojë 350 miliardë dollarë në çipe, bioteknologji dhe inteligjencë artificiale

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Maj 2022
Është investimi më i madh parashikuar nga Samsung pasi investoi 260 miliardë dollarë të tjera në 5 vitet e fundit. Samsung do të investojë 350 miliardë dollarë në çipe, bioteknologji dhe inteligjencë artificiale

Të shumtë janë ata që lidhin brendin e Samsung vetëm me smartfonët dhe televizorët, por kompania po elaboron segmente të tjera biznesi.

Në pesë vitet e ardhshme kompania do të investojë 356 miliardë dollarë në hapësira strategjike si çipet, bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale.

Është investimi më i madh parashikuar nga Samsung pasi investoi 260 miliardë dollarë të tjera në 5 vitet e fundit.

Divizioni i Samsung Eletronics do të përdorë financimin për të rritur kapacitetet prodhuese dhe të dizajnimit të çipeve ndërsa po përgatitet për çipet 3-nanometër duke ruajtur ritmin e TSMC. Gjithashtu po punon në çipet të avancuara për superkompjuterët, robotët dhe inteligjencën artificiale.

Në vitet e ardhshme Samsung parashikon të krijojë 1 milionë vende pune dhe të punësojë vetë kompania 80 mijë punonjës. 80% e investimit do të shkojë në Korenë e Jugut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Publikohen imazhet jo zyrtare të Galaxy Z Fold 4

Tags >

samsung