Lajmet

Samsung do të lançojë një kamera të dytë me sistem operativ Tizen

Publikuar , 22 Dhjetor 2014
0
Samsung do të lançojë një kamera të dytë me sistem operativ Tizen

Gjiganti i Samsung akoma nuk ka lançuar një smartfon që përdor sistem operativ të vetin, Tizen por kompania mund të lançojë një kamera të dytë që përdor këtë sistem operativ. SamMobile raporton se kamera NX500 pritet të lançohet vitin tjetër pas prezantimit në eventin prestigjioz CES 2015.

tizen-logo1-630x419

Kjo kamerë inteligjente vjen si pasardhëse e asaj NX300M, e cila u lançua rreth një vit më parë dhe ka një ekran 3.31inç OLED dhe lente 20.3 megapixel. Ajo ka një çmim prej 835$ dhe është e disponueshme për blerje vetëm në Korenë e Jugut, por pritet që të shitet dhe në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë nuk dihet se kur smartfoni i shumëpritur me sistem operativ Tizen do të vijë në treg. Thashetheme të ndryshme sugjeruan se një produkt i tillë do të vijë brenda vitit 2014 por duke qenë se nuk ka mbetur shumë kohë, kjo gjë ka pak shanse të ndodhë. Sistemi operativ Tizen ka shumë të ngjarë që të zëvendësojë sistemin Android në të gjitha pajisjet e prodhuara nga Samsung por tani për tani kjo gjë nuk do të ndodhë. Momentalisht kompania ka ofruar vetëm kamerën inteligjente me sistem Tizen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy Watch Active 2 bie në sy me dizajnin minimalist

Tags >

Tizen
Lajmet e fundit>