Harduer

Samsung do të prodhojë procesorë Exynos jo vetëm për telefonët por edhe makinat

Oct 17 2018
0 Shpërndarje
Ndërsa sensorët e kamerave Isocell vinë në tre modele nga 960p deri në 4K. Samsung do të prodhojë procesorë Exynos jo vetëm për telefonët por edhe makinat

Procesorët e rinj Exynos të Samsung nuk i dedikohen më vetëm telefonëve dhe orëve inteligjente.

Kompania prezantoi ditën e sotme Exynos Auto dhe Isocell Auto, dy marka të reja që do të merren me prodhimin e çipeve dhe sensorë kamerash për makinat e ndërlidhura.

Linja Exynos do të ketë në përbërje çipe me funksione sepcifike si asistim i shoferit (Exynos A), një çip për sistemin infotainment (Auto V) dhe çip për telematikën (Auto T.

Ndërsa sensorët e kamerave Isocell vinë në tre modele nga 960p deri në 4K.

Me procesorët e rinj për makinat, Samsung synon të gjenerojë më shumë të ardhura nga semikonduktorët në mënyrë që të mos jetë i varur plotësisht nga shitjet e telefonëve dhe tabletëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>