Biznes

Samsung do të shesë biznesin e prodhimit të fibrave optike tek Corning

Publikuar , 03 Dhjetor 2014
0
Samsung do të shesë biznesin e prodhimit të fibrave optike tek Corning

gsmarena_001Një ditë pasi kompania deklaroi për publikun ndryshimet në menaxhim, të cilat u konstatuan të ishin më të vogla se sa pritshin, Samsung Electronics ka deklaruar se drejtuesit e saj kanë rënë dakord për shitjen e biznesit që merret me materialet me fibër optike tek kompania Corning, me qendër në SHBA.

“Ne kemi vendosur që të shesim biznesin e fibrave optike me qëllim kryesor fokusimin në biznese të tjera më kryesore” deklaroi një zëdhënës i Samsung. Si pjesë e marrëveshjes, e cila pritet të përfundohet në 3 mujorin e parë të vitit që vjen, Samsung do të shesë fabrikat e prodhimit të materialeve optike në Kinë dhe në Korenë e Jugut. Akoma nuk është dhënë ndonjë informacion financiar mbi koston e kësaj marrëveshjeje.

Corning është kompania prodhuese e xhamit të famshëm që përdoret në shumicën e telefonëve inteligjent dhe tabletë, Gorilla Glass. Kompania së fundmi ka prezantuar një version të ri të produktit të saj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung prezanton memorien e re RAM për 5G dhe inteligjencën artificiale

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>