Harduer

Samsung do të sjellë netbook-un e parë Ion gjatë këtij muaji

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Samsung do të sjellë netbook-un e parë Ion gjatë këtij muaji

Kësaj radhe është Samsung, kompania e radhës që po kërcen në bord, duke përcjellë lajmërimet e Lenovo-s, për IdeaPad S12, i cili do të shpaloset gjatë muajit gusht dhe do të jetë netbook-u i parë i bazuar në ION që është lajmëruar nga një prodhues i madh kompjuterik. Por gjersa Samsung nuk ishte i pari që të lajmërojë një netbook me grafikën e Nvidia-s, raportet nga Netbook Choice sugjerojnë se N510 nga Samsung, do të paraqitet gjatë këtij muaji.

Deri më tani nuk është paraqitur një listë me detajet e plota, por pavarësisht kësaj dhe platformës ION, shikoni që të keni parasysh një N510 me ekran 11.6 inç me procesor N280 Intel Atom (1.66 GHz), Hard Disk 160 GB, 1GB memorie, Wi-Fi dhe një ueb kamerë.

LEXO EDHE:  Laptopët e rinj LG Gram vinë me procesorë të gjeneratës së 8-të

Lajmet e fundit>