Harduer

Samsung eksperimenton me kamerat selfie

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Prill 2020
0
Ditën e Dielë në internet u postuan disa foto të një telefoni Galaxy, me shumë gjasa një Galaxy A, i cili ka një kamër me mekanizimin “pop-up.” Samsung eksperimenton me kamerat selfie

Samsung në të kaluarën ka tentuar të bëjë diçka për të eliminuar kamerat e dukshme në smartfonë, por tentativa e fundit mund tu duket e njohur.

Ditën e Dielë në internet u postuan disa foto të një telefoni Galaxy, me shumë gjasa një Galaxy A, i cili ka një kamër me mekanizimin “pop-up.”

Ashtu si OnePlus 7 Pro dhe disa telefonë të tjerë, kamera selfie është e fshehur në krye të ekranit dhe shfaqet me një mekanizëm pop-up në mënyrë që përdoruesit të kenë një telefon me ekran të plotë.

Shumë detaje janë të panjohura, ndërsa nga pamja e jashtme duket se kemi të bëjmë me një telefon buxhetor për shkak të skanerit konvencional të shenjave të gishtërinjve.

Ekrani 6.5-inç do të ishte një pikë e fortë e smartfonit. Ende mund të jemi larg debutimit të tij për shkak të mungesës së informacioneve rreth tij. Nga ana tjetër tregon se Samsung nuk ka ngurruar të testojë me mënyra të ndryshme për të eliminuar kornizat e ekranit dhe elementët e dizajnit të kamerave selfie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram lançon versionin e vet të TikTok

Tags >

samsung