Harduer

Samsung është pas LG në teknologjinë e ekraneve të TV por kjo mund të ndryshojë shpejt

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Nëntor 2019
0
Televizorët LG ka shkëlqyer në aftësinë e tyre për të kontrolluar dritën në mënyrë precize sepse çdo piksel tek ekranet OLED ka dritë individuale ndryshe nga teknologjia QLED e Samsung e cila është thjeshtë LCD. Samsung është pas LG në teknologjinë e ekraneve të TV por kjo mund të ndryshojë shpejt

Ndërsa Samsung është lojtari dominant në teknologjinë OLED për ekranet e smartfonëve, saqë edhe Apple përdor teknologjinë e tij, tek televizorët është LG ai që bën diferencën.

Televizorët LG ka shkëlqyer në aftësinë e tyre për të kontrolluar dritën në mënyrë precize sepse çdo piksel tek ekranet OLED ka dritë individuale ndryshe nga teknologjia QLED e Samsung e cila është thjeshtë LCD.

Por së shpejti mund të ndryshojë sepse Samsung tha në Tetor se do të investojë 11 miliardë dollarë deri më 2025 për të ndërtuar një fabrikë e aftë të prodhojë ekrane QLED me piksel që kanë dritë individuale.

Dy hulumtues të Samsung tashmë kanë publikuar në revistën Nature informacione rreth teknologjisë së re LED me një jetëgjatësi prej 1 milionë orësh. Me Samsung që investon aq shumë në një teknologji të re ekranesh, kompania duhet të jetë pranë zgjidhjes së problemeve të vogla të ngelura dhe është çështje kohe përpara se të mbërrijë për konsumatorët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Android Pie i disponueshëm për Galaxy Note 9

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>