Harduer

Samsung Galaxy A41 dhe A21s – inovacione me çmime fantastike që duhet t’i bëni tuajat

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2020
0
Falë dizajnit, funksionaliteteve të shkëlqyera, Samsung Galaxy A41 dhe A21s janë dy pajisje jo vetëm innovative, por që vijnë me çmime fantastike. Samsung Galaxy A41 dhe A21s – inovacione me çmime fantastike që duhet t’i bëni tuajat

Smartfonët e fundit të serisë A, të prezantuar nga Samsung kanë surprizuar audiencën me veçoritë e tyre. Falë dizajnit, funksionaliteteve të shkëlqyera, Samsung Galaxy A41 dhe A21s janë dy pajisje jo vetëm innovative, por që vijnë me çmime fantastike. Të dy pajisjet vijnë me kamera të përmirësuara, një ekran premium dhe bateri që zgjat më tepër.

Samsung Galaxy A41 – një kombinim i elegancës dhe funksionalitetit

Samsung Galaxy A41 vjen me ekranin lider të linjës Super AMOLED Infinity-U 6.1-inç që ofron një përvojë të jashtëzakonshme të shikimit. Kjo pajisje inteligjente është e pajisur me një bateri të qëndrueshme 3.500 mAh dhe një mundësi të karikim të shpejtë 15W. Me këto parametra, në çdo rast, fuqia dhe aftësitë e tilla të baterisë nuk do të lënë asnjë përdorues në baltë.

   

Përveç kësaj, kamerat treshe të Samsung Galaxy A41, nga të cilat kryesorja me 48MP, një makro kamera me 5MP dhe një kamera ultra të gjerë 8MP , do t’ju lejojnë të shkrepni foto me cilësi të lartë. Selfie-t mahnitëse dhe video thirrjet me cilësi të lartë sigurohen nga një kamerë e përparme 25MP me fokus të drejtpërdrejtë.

Përveç funksionalitetit të shkëlqyer, Samsung Galaxy A41 vjen me një dizajn elegant të theksuar më tej nga qoshet e rrumbullakosura dhe format gjeometrike në anën e pasme në ngjyra krejtësisht të reja. Pajisja vjen në tre ngjyra inovative me shkëlqim: të zezë, të bardhë dhe blu.

Samsung Galaxy A21s – kamera e cilësisë lider dhe video të parametrave të shkëlqyera

Ekrani Infinity 6.5 inç HD e vendos Samsung Galaxy A21s në kategorinë e pajisjeve që ofrojnë një përvojë vizuale unike. Pavarësisht nëse luani lojëra ose shikoni video, raporti 20:9 i kombinuar me tingullin Dolby Atmos u siguron përdoruesve një përvojë fantastike vizuale dhe një sensacion të pakrahasueshëm të videos. Falë kamerave treshe, çdo eksperiencë  do të jetë mëse e kënaqshme për çdo përdorues. Kamera kryesore me 48MP, së bashku me kamerën ultra të gjerë 8MP, ju lejon të bëni fotografi në një nivel profesional, ndërsa kamera makro 2MP përdoret për fotografi me fokus të lartë me një efekt profesional të sfondit.

LEXO EDHE:  Për vitin e 8-të me radhë ICT Awards vihet në kërkim të historive Shqiptare të suksesit në teknologji

Përdoruesit mund të kalojnë kohë duke luajtur lojëra dhe regjistruar video pa e vrarë mendjen për konsumimin e baterisë, falë qëndrueshmërisë së saj 5000 mAh. Një karikim i shpejtë 15W lejon disponueshmërinë e menjëhershme të pajisjes. Hapësira e ruajtjes nga 64 GB memorie e brendshme deri në 512 GB memorje të jashtme është një veçori e shkëlqyer për të gjithë ata që nuk duan të shqetësohen për problemet lidhur me ‘memorie’.

Samsung Galaxy A41 dhe Samsung Galaxy A21s, me gjithë ndryshimet e tyre, janë të ngjashme në tiparet e shkëlqyera të kamerës, ekranin e madh që ofron një përvojë superiore vizuale dhe qëndrueshmërinë e baterive. Për më shumë informacion mbi pajisjet, shikoni specifikimet në faqen zyrtare të Samsung.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ri-dimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve 7 dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com