Harduer

Samsung Galaxy A8 është telefoni i parë i kompanisë me ekranin Infinity-O

Publikuar , 10 Dhjetor 2018
0
Telefoni fuqizohet nga procesori i rangut të mesën Snapdragon 710 së bashku me 6 ose 8GB RAM dhe 128GB GB memorie të brendshme. Samsung Galaxy A8 është telefoni i parë i kompanisë me ekranin Infinity-O

Menjëherë pas lançimit të Honor View 20, Samsung prezantoi telefonin e parë me ekranin Infinity-O ku kamera frontale është e shkëputur nga korniza e telefonit dhe e vendosur në qendër.

Lançimi i një “risie” të tillë tek një telefon i rangut të mesëm është në një linjë me premtimin e kompanisë e cila ka humbur mjaft terren përballë rivalëve Kinezë.

Galaxy A8 është vetëm hapi i parë drejt implementimit të kësaj strategjie. Ekrnai 6.4-inç ka rezolucionin 2340×1080 piksel.

Telefoni fuqizohet nga procesori i rangut të mesën Snapdragon 710 së bashku me 6 ose 8GB RAM dhe 128GB GB memorie të brendshme.

Kjo e fundit mund të zgjerohet me karta microSD deri në 512GB.

Në pjesën e pasme gjendet konfigurimi me tre kamera i Galaxy A7-ës ndërsa në pjesën frontale ka sensorin 24-megapiksel me dizajn të ri.

Nëse 2018-ta ishte viti i “notch”, 2019-ta pritet të jetë viti i dizajneve të reja të kamerave njohur ndryshe me trendin “hole-punch.”

Galaxy A8 del në shitje më 21 Dhjetor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nëse Samsung nuk riparon Galaxy Fold deri më 31 Maj do të anulojë porositë

Lajmet e fundit>