Harduer

Samsung Galaxy Alpha vjen me dizajn të ri

Publikuar , 26 Dhjetor 2014
0
Samsung Galaxy Alpha vjen me dizajn të ri

galaxy-alpha-alligator-4-630x630Në gjithë linjën e telefonëve inteligjentë të Samsung, Galaxy Alpha është më i bukuri, prandaj tashmë kompania po e dërgon këtë dizajn në lartësi edhe më të mëdha. Për një kohë të limituar ky model do të jetë i disponueshëm me një kasë lëkure si “krokodil”, ashtu si në imazhet e mëposhtme, të cilat janë të disponueshme vetëm në Samsung France.

I vetmi ndryshim nga një smartfon Galaxy Alpha i zakonshëm i cili ka një ekran 4.7 inç 720p, një bateri 1800 mAh, një kamera parësore 12 megapiksel, kamera dytësore 2.1 megapiksel, 2GB RAM, hapësirë memorie prej 32GB dhe sistem operativ Android 4.4.4, është vetëm veshja e jashtme. Ky dizajn vjen në ngjyrë të zezë, kafe, të kuqe dhe gurkali si dhe kushton deri në 649 euro, ndërkohë që versioni origjinal kushton 569 euro. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telecom Italia lançon 5G në Romë dhe Torino

Lajmet e fundit>