Harduer

Samsung Galaxy J4 Plus dhe J6 Plus kanë ekrane më të mëdha, kamera më të mira

Sep 21 2018
0 Shpërndarje
Samsung nuk dha informacion rreth çmimit por telefonët duhet të kushtojnë mes 200 dollarë për J4 Plus deri në 300 dollarë për J6 Plus. Samsung Galaxy J4 Plus dhe J6 Plus kanë ekrane më të mëdha, kamera më të mira Photo Source: Samsung

Pak ditë më parë Samsung publikoi disa materiale promocionale ndërsa sot zbuloi imazhet zyrtare të Galaxy J6 Plus dhe Galaxy J4 Plus.

Galaxy J6 Plus është vëllai i madh i Galaxy J6 prezantuar në Maj dhe vjen me një skaner të shenjave të gishtërinjve në kornizën anësore të telefonit.

Ndërsa Galaxy J4 Plus nuk ka skaner të shenjave të gishtërinjve dhe ngelet vetëm me teknologjinë e kyçjes përmes fytyrës.

Samsung nuk dha informacion rreth çmimit por telefonët duhet të kushtojnë mes 200 dollarë për J4 Plus deri në 300 dollarë për J6 Plus.

Të dy telefonët janë të ngjashëm në paraqitje ndërsa J6 Plus mbetet më i lakmuari.

Ato vinë me ekran 6-inç 18.5:9 HD Plus. Në zemër të tyre gjendet procesori katër bërthamësh Snapdragon 425 dhe bateri 3,300 mAh.

Galaxy J6 Plus ofron dy opsione memorie me 3GB RAM dhe 32GB dhe 4GB RAM dhe 64GB ndërsa J4 Plus është i disponueshëm në dy variante me kapacitete më të ulëta.

Konkretisht modeli me 2GB RAM ka 16GB memorie dhe modeli me 3GB RAM ka 32GB memorie. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>