Harduer

Samsung Galaxy Light, një mundësi për një smartfon të lirë

Publikuar , 07 Shkurt 2014
0
Samsung Galaxy Light, një mundësi për një smartfon të lirë

Samsung-Galaxy-LightSamsung mendon edhe për përdorues të thjeshtë duke ofruar smartfonë të lirë, si Samsung Galaxy Light. Nuk ka ndonjë cilësi veçanërisht unike, por ky smartfon 4 inç duket si një Samsung Galaxy S3 i ndryshuar.

Pavarësisht që nuk i ka të gjitha ato parametra që ka një Galaxy S3, është i pajisur me LTE 4G, një ekran me rezolucion të kënaqshëm dhe me të gjitha aplikacionet që mund të prisni nga Samsung. Ai vjen me një çmim që nuk është i zakontë për diçka me emrin Samsung: 170 dollarë!

Momentalisht, ky është smartfoni më i lirë nga Samsung, edhe pse qëndron krahas gjigandëve të tjerë nga Korea. Ka smartfonë të tjerë si LG Optimus F3 dhe Nokia Lumia 521 që vijnë më të lirë, por nuk është parë më përpara një ulje e tillë çmimi nga kompania Samsung.

Për pjesën më të mirë të përdoruesve, parametrat e tij janë të mjaftueshme. Mbulim rrjeti 4G LTE, një procesor 1.4 GHz Quad Core dhe me sistem Android 4.2.2 Jelly Bean, vjen i gjithi në një ekran 4 inç. Për të paktën pjesën më të madhe të përdoruesve të thjeshtë, ky mund të jetë një opsion i mirë dhe i lirë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy A10 do të jetë telefoni i parë i Samsung me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>