Biznes

Samsung Galaxy Note 10.1 do të jetë më i lirë se sa që u mendua

Publikuar , 10 Gusht 2012
0
Samsung Galaxy Note 10.1 do të jetë më i lirë se sa që u mendua

Expansys ka filluar të pranoj porositë e para për Samsung Galaxy Note 10.1, duke zbuluar që tableti do të jetë më i lirë se sa që kemi menduar në fillim.

Expansys ka filluar të marrë porositë për Samsung Galaxy Note 10.1 të modelit 16GB me WiFi me 399.99 funta me SIM kartelë të zhbllokuar, që është më i lirë se çmimi prej 449 funtash i cituar më parë nga Handtec gjatë kësaj jave.

Shitësi do ta shes modelin Galaxy Note 10.1 16GB 3G dhe WiFi, që do të kushtojë 499.99 funta.

Që të dy modelet janë në dispozicion në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, ngjashëm me pajisjen iPad të Apple.

I lajmëruar më parë gjatë kësaj jave në Britani të Madhe, Samsung Galaxy Note 10.1 është pasardhësi “shpirtëror” i Galaxy Tab 10.1, duke ofruar një ekran të ndjeshëm në prekje prej 10.1 inçësh.

Duke përmirësuar tabletin e mëparshëm të Samsungut, Galaxy Note 10.1 posedon Android 4.0 Ice Cream Sandiwch, një proces katër-bërthësh 1.4 GHz, bateri 7,000mAh dhe 16GB, 32GB ose 64GB ngarkesë të brendshme.

Fatkeqësisht, Expansys ende nuk është duke marrë porositë për modelet me veçori më të larta.

Samsung nuk ishte në gjendje të pohoj një datë të saktë të lëshimit të Galaxy Note 10.1, megjithëse kjo pajisje pritet të dalë në treg më vonë gjatë këtij muaji. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy S10 do të vijë në ngjyrë të verdhë

Lajmet e fundit>