Harduer

Samsung Galaxy Note 20 detajohet si asnjëherë më parë

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Korrik 2020
0
Edhe pse jemi informuar rreth shumë detajeve të Note 20 Ultra, kjo video është pamja më e qartë që kemi rreth telefonit. Samsung Galaxy Note 20 detajohet si asnjëherë më parë

Samsung Galaxy Note 20, modeli më i lirë i linjës Note 20 që do të debutojë zyrtarisht më 5 Gusht, është detajuar në një klip 360 gradësh nga insajderi i njohur Evan Blass.

Publikuar në rrjetin social Twitter, videoja 10-sekondëshe tregon një ekran më të rrafshët sesa Note 20 Ultra dhe një kamër të pasme të cilës i mungon moduli 3D ToF ose sensori lazer i autofokusit.

Edhe pse jemi informuar rreth shumë detajeve të Note 20 Ultra, kjo video është pamja më e qartë që kemi rreth telefonit.

Kemi parë imazhe dhe diagrama të strukturës por ky pasqyrim nga Blass të krijon një ide më të qartë se çfarë të presim nga telefoni.

Note 20 do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 865 Plus në SHBA ndërsa Exynos 990 të Samsung në tregje të tjera. Njëlloj si Note 20 Ultra, edhe modeli bazë vjen me një laps S Pen.

Krahas telefonit presim të debutojë Galaxy Buds, Galaxy Watch 3 dhe një version 5G të Samsung Galaxy Z Flip. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me tabletin e parë 5G në botë