Lajmet

Samsung Galaxy Note 3 mund të ketë video 4K

Publikuar , 29 Gusht 2013
0
Samsung Galaxy Note 3 mund të ketë video 4K

Phablet-i i ardhshëm nga Samsung mund të jetë pajisja e parë mobile që ofron regjistrim video Ultra High Definition (ose 4K).

Siç raportohet nga The Korea Economic Daily, Samsung Galaxy Note 3 mund të jetë smartfoni i parë që do të jetë në gjendje të regjistrojë video në formatin më të lartë.

Këto raportime vijnë vetëm disa ditë para lajmërimit zyrtar në IFA (Internationale Funkausstellung Berlin).

Sipas koreanes që ka raportuar lajmin, phablet-i do të jetë i pari që do të ofrojë regjistrim video me rezolucion 3,840×2,160-pixel. Për më tepër, pajisja thuhet se do të ofrojë muzikë 24-bit/192KHz, çka është një hap më lart se ajo 16-bit që ofrohet në gjeneratat e kaluara.

Por, pavarësisht se videot Ultra HD janë ide fantastike, ia vlen të përmendet se aktualisht, nuk ka smartfonë që janë në gjendje t’i luajnë ato.

Për më tepër, imagjinoni se sa shumë hapësirë zenë video të tilla dhe pyetja shtohet: sa memorie do të ketë Galaxy note 3? Diçka tjetër ende e paqartë është fakti se sa të dobishme do jenë ato, duke qenë se televizorët 4K janë ende larg adaptimit të gjerë.

Gjithsesi, ky lajm mbetet ende në kuadrin e raportimeve. Në fund të fundit, një smartfon që regjistron video në 4K mund të ishte një pajisje ndoshta jo fort e dobishme për shumicën e përdoruesve. Pritet që Samsung ta lançojë zyrtarisht Galaxy Note 3 dhe Galaxy Gear më 4 shtator në Berlin. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy Note II

LEXO EDHE:  Xiaomi ka në plan jo 1 por 4 telefonë me kamër 108-megapiksel

Lajmet e fundit>