Harduer

Samsung Galaxy Note 4 me paraqitje fleksibile tre-anësore Youm mund të vijë gjatë vjeshtës

Publikuar , 20 Prill 2014
0
Samsung Galaxy Note 4 me paraqitje fleksibile tre-anësore Youm mund të vijë gjatë vjeshtës

galaxy-note-3-1Nuk ka shumë kohë që kemi parë Samsung Galaxy S5 dhe tashmë jemi duke parë lëshime dhe thashetheme për Galaxy Note 4, që nuk pritet të vijë deri në vjeshtë. Zakonisht, Samsung lëshon Galaxy Note në shtator në ngjarjen IFA në Berlin, të cilat më pas janë në dispozicion në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Galaxy Note 4 pritet të jetë një pajisje “bishë”, ngjashëm sikur pajisjet e kaluara. Mund të presim që të kemi 4 GB RAM dhe një procesor Snapdragon 805 për tregjet LTE. Tani thashethemet e fundit kanë të bëjnë edhe me atë që Galaxy Note 4 do të ketë një paraqitje fleksibile Youm.

Së fundi i pamë ato paraqitjet fleksibile në ngjarjen CES në vitin 2013. Atëherë Samsung kishte treguar që mund të presim arritjen e këtyre pajisjeve më vonë gjatë atij viti. Dhe ata e lëshuan Galaxy Round, por ai nuk kishte paraqitje 2 ose 3 anësore ashtu siç jemi duke dëgjuar tani për Galaxy Note 4.

Shumë nga ju mund të jeni kureshtarë të dini se çfarë do të bënte pajisja 3 anësore. Dikush mund të thotë që është ndonjë marifet dhe në fakt, pikërisht kjo do të jetë. Por nga prototipat që kemi parë, duket sikur anët mund të ju shfaqin porosi dhe thirrje të cilat nuk keni mundur t’i hapni dhe gjëra të tjera.

Është vërtet gjë e mirë dhe me siguri mund të presim me kureshtje të shohim se si do të punojë, posaçërisht dy vite pas demonstrimit të tij. Sipas G for Games, paraqitja fleksibile 3 anësore Youm mund të vijë për Samsung Galaxy Note 4 gjatë vjeshtës së këtij viti.

LEXO EDHE:  Samsung demonstron telefonin me ekran që paloset (Video)

Galaxy Note 4 është njëra nga pajisjet më të çmuara të vitit, kështu që shumëkush dëshiron ardhjen e kësaj pajisje në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>