Harduer

Samsung Galaxy S 2 shpallet celulari i vitit nga T3

Publikuar , 11 Tetor 2011
0
Samsung Galaxy S 2 shpallet celulari i vitit nga T3

Në një betejë të dominuar me pajisje me Android, Samsung Galaxy S II është emëruar “T3 Gadget Awards 2011 – Phone of the Year”, duke mundur kështu konkurrencën me specifika të ngjashme si HTC Sensation, Sony Ericsson Xperia Arc, Motorola Atrix, HTC Incredible S dhe Apple iPhone 4.

Samsung Galaxy S II ka përjetuar një rritje të popullaritetit qysh prej se ka filluar të paraqitet në dyqane për shije në prill dhe kur ka tejkaluar shitjet e iPhone 4 në disa vende të ndryshme të botës. Samsung Galaxy S II tani është duke qëndruar në një pozitë mjaft të mirë përballë konkurrentit iPhone 4S, që ka iOS 5 por që nuk ka pasur rastin të jetë pjesë e garës së organizuar nga T3.

Samsung Galaxy S II, si një monstrum i vërtetë i fuqisë, ka Android 2.3 Gingerbread, procesor të fuqishëm 1.2 GHz dual-core, 1GB RAM dhe ekran të mahnitshëm SuperAMOLED 4.27 inç me rezolucion prej 800 x 480 piksela. Një kamerë 8 megapiskelëshe prapa që incizon FULL HD 1080p nuk qëndron e vetmuar, pasi që par ka edhe një kamerë 2 megapikselëshe që mundëson video-konferenca në kualitet të lartë. Memoria e integruar prej 16GB ose 32GB mund  të mbështetet me kartelën e memories microSD, duke shtuar kështu kapacitetet e memories edhe për32GB tjerë. 

“Samsung Galaxy S II ka sjellë shumë më shumë sesa finalistët tjerë këtu” tha Kieran Alger, redaktor pranë T3.com dhe gjyqtarë pranë T3 Gadget Awards. Samsung Galaxy S II gjithashtu ka fituar merita për dizajn, duke qenë i hollë 8.49 mm dhe i lehtë 116 gram. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Xiaomi PocoPhone F1 vjen në Evropë për 329 euro

Lajmet e fundit>