Lajmet

Samsung Galaxy S II do të përditësohet me Jelly Bean

Publikuar , 16 Janar 2013
0
Samsung Galaxy S II do të përditësohet me Jelly Bean

Duke filluar nga muaji shkurt, Samsung do të ofrojë sistemin e ri operativ Android Jelly Bean për të gjitha modelet e Galaxy S II, sipas një njoftimi të postuar në faqen zyrtare të kompanisë, versioni për Korenë.

Tashmë, lajmërimi është hequr, por më parë faqja Hong Goon kishte arritur të bënte një “print screen”, siç raportohet nga CNET.

Përditësimi në Jelly Bean do të fillojë nga Singapori dhe do të kalojë gradualisht në të gjithë botën, sipas CNET. Përditësimet do të realizohen përmes shërbimit të sinkronizimit të Samsung-ut, Kies, ndërsa ato over-the-air nuk do të jenë të suportueshme.

Versioni i ri i Android përfshin Smart Stay, që mundëson mosfikjen e ekranit përsa kohë detektohet se jeni duke parë në të.

Javën e kaluar, Samsung lançoi një version të përditësuar të S II – Galaxy S II Plus – që operon me Jelly Bean (Android 4.1.2) dhe ka një procesor më të fuqishëm dual-core 1.2GHz Cortex A-9.

Pjesa tjetër e karakteristikave është e ngjashme me paraardhësine tij; S II Plus ka një ekran 4.3-inch, rezolucion 800 x 480 pixel si dhe një kamer 8 megapixel.

Galaxy S II origjinal u prezantua në Mobile World Congress në Barcelona në shkurt 2011 dhe deri në qershor 2012 kishte shitur 28 milionë njësi, sipas Samsung. (PCWorld Albanian)

Android Jelly Bean

LEXO EDHE:  Një vit nga ndalimi dhe Kina paralajmëron përsëri investitorët rreth monedhave kriptografike

Lajmet e fundit>