Harduer

Samsung Galaxy S II me Nivida Tegra 2 është produkt i vërtetë

Publikuar , 03 Mars 2011
0
Samsung Galaxy S II me Nivida Tegra 2 është produkt i vërtetë

Kompania koreane ka bërë të ditur se pakoja e tyre mobile me ekran Super AMOLED do të paraqitej në treg me çipsetin Exynous që është produkt i tyre, por mungesat në furnizim i kanë shtyrë që të paraqiten me një alternativë Tegra 2.

Samsung I9103 Galaxy S II është futur në botën e thashethemeve gjatë muajit shkurt,, ndërsa duket se Samsung nuk do të jetë në gjendje të ofrojë çipseta aq sa duhet për të gjithë këta Galaxy Tab 10.1 dhe Galaxy S II  që bazohen në Exynous. Për fat Nvidia nuk e ka problem t’i ndihmojë Samsung-ut në këtë drejtim.

Performanca do të duhej të jetë e ngjashme, kështu që ata që përballen me blerjen e një Tegra 2 Galaxy S II nuk do të dëshpërohen. Paraqitja në treg e Galaxy S II ende pritet të bëhet e ditur ndërsa sipas asaj që kemi mësuar deri tani ajo do të varet prej regjioneve gjeografike. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Samsung i përgjigjet raportimeve të Galaxy Fold

Lajmet e fundit>