Lajmet

Samsung Galaxy S III do të kushtoj 800$

Publikuar , 22 Maj 2012
0
Samsung Galaxy S III do të kushtoj 800$

Nëse dëshironi të jeni në mesin e të parëve që do të kenë mundësinë të mbajnë në dorë Galaxy S III të Samsung, atëherë kjo përparësi ka një çmim e ai është hiç më pak se 800$.

Amazon.com qysh tani ka filluar të pranojë porositë për pajisjen Android për një çmim prej 800$. Amazon do të filloj shitjen e kësaj pajisjeje pas 1 qershorit të këtij viti.

Ajo që do të merrni për 800$ është versioni 16GB i S III (blu apo i bardhë), gjithashtu i njohur edhe si GT-i9300, me ekran 4.8 inq, 1GB RAM, kamerë prej 8-megapikselësh, procesor katër bërthamësh 1.4 GHz Exynos, me sistem operativ Android 4.0 i shoqëruar edhe me softuer të Samsung.

Sidoqoftë, nëse vendosni të përdorni smartfonin Samsung Galaxy S III GT-i9300 do të thotë se jeni të gatshëm të bëni edhe kompromise. Fatkeqësisht për dallim nga shumica e telefonëve tjerë Android, ky model nuk ofron lidhje 4G LTE. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tatimpaguesit mund të përfitojnë edhe një tjetër shërbim online

Lajmet e fundit>