Harduer

Samsung Galaxy S IV do të prezantohet më 14 mars

Publikuar , 19 Shkurt 2013
0
Samsung Galaxy S IV do të prezantohet më 14 mars

Samsung Galaxy S IVMë herët këtë muaj ekzistonin informacione se Samsung do të prezantonte smartfonin e vet më të ri Galaxy S IV më 15 mars.

Tani ka raporte të reja se data është vendosur, veç se është një ditë para hamendësimeve të tanishme.

Eldar Murtazin, person i njojtur në fushën e smartfonëve, ka bërë një cicërimë në faqen e tij në Twitter për këtë ngjarje.

Pak çaste më vonë një artikull në SamMobile.com konfirmonte se prezantimi i smartfonit të ri do të bëhej në një event në Nju Jork, qytet i njohur për teknologji të reja këto muajt e fundit.

Thashetheme më të hershme raportonin se Galaxy S IV do të prezantohej në Europë këtë pranverë, dhe pas disa ditësh në SHBA.

Burime të pakonfirmuara tregojnë se smartfoni i ri do të ketë nje ekran 4.99 inç, procesor Exynos 5 Octa, 2 GB RAM, një kamera 13 Megapiksel si dhe sistem operativ Android 4.2.1. Jelly Bean. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Divorci më i shtrenjtë në histori mund të jetë ai i bosit të Amazon Jeff Bezos

Lajmet e fundit>