Harduer

Samsung Galaxy S10 do të vijë në ngjyrë të verdhë

Publikuar , 09 Shkurt 2019
0
Për Galaxy Note 9 ishte spekuluar se do të vinte në ngjyrë të verdhë por doli që ishte ngjyra e lapsit stylus për modelin blu të telefonit. Samsung Galaxy S10 do të vijë në ngjyrë të verdhë

Nëse këto imazhe janë të vërteta, Galaxy S10E, modeli bazë i flagshipit të ardhshëm Galaxy S10 do të vijë në ngjyrë të verdhë.

Deri tani për Galaxy S10 sipas spekulimeve janë konfirmuar ngjyra e zezë, e bardhë, gri, pink dhe tashmë e verdhë.

Për Galaxy Note 9 ishte spekuluar se do të vinte në ngjyrë të verdhë por doli që ishte ngjyra e lapsit stylus për modelin blu të telefonit.

Në të kaluarën edhe Apple ka eksperimentuar me modele telefonësh plot ngjyra si iPhone 5C.

Telefonët pritet të lançohen më 20 Shkurt në Kongresin Mobil Botëror. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Android Pie i disponueshëm për Galaxy Note 9

Lajmet e fundit>