Harduer

Samsung Galaxy S11 do të ketë ekran 120Hz

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Nëntor 2019
0
Samsung ka planifikuar një ndryshim të ngjashëm për Galaxy S11. Një përdorues ka gjetur një funksion të fshehur në përditësimin e One UI. Samsung Galaxy S11 do të ketë ekran 120Hz

Që nga debutimi i Razer Phone në 2017, shumë kanë pyetur se kur smartfonët me ekrane 120Hz do të bëhen standard.

Por me sa duket nuk kemi për të pritur gjatë me Apple iPhone e 2020-ës të cilët do të kenë një ekran të tillë apo OnePlus 8 Pro që do të zëvendësojë ekranin 90Hz me një 120Hz.

Aktualisht kompania Kineze shet OnePlus 7T Pro, OnePlus 7T dhe OnePlus 7 Pro me një ekran me frekuencë 90Hz.

Samsung ka planifikuar një ndryshim të ngjashëm për Galaxy S11. Një përdorues ka gjetur një funksion të fshehur në përditësimin e One UI ku përdoruesit mund të ndryshojnë mes frekuencës 60Hz dhe 120Hz.

Aktualisht asnjë prej flagshipëve të Samsung nuk mbështet frekuencat e rifreskimit 120Hz por ekzistenca e një opsioni të tillë do të thotë se Samsung ka planifikuar ta integrojë teknologjinë në një të ardhme të afërt. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Apple prezanton gjeneratën e re të kufjeve wireless

Lajmet e fundit>