Harduer

Samsung Galaxy S20 do të shërbejë si kartë dixhitale identiteti në Gjermani

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Korrik 2020
0
Qytetarët duhet të shkarkojnë aplikacionin Mobile ID i cili do të jetë në Play Store drejt fundit të vitit. Samsung Galaxy S20 do të shërbejë si kartë dixhitale identiteti në Gjermani

Përdoruesit në Gjermani të Samsung Galaxy S20 do të mund të ruajnë ID e tyre elektronike duke filluar nga ky vit.

Kompania ka punuar me Zyrën Federale Gjermane të Sigurisë së Informacionit dhe Deutche Telekom për të zhvilluar një sistem me të cilin qytetarët mund të ruajnë kartat e tyre të identitetit në mënyrë të sigurtë në smartfon.

Qytetarët duhet të shkarkojnë aplikacionin Mobile ID i cili do të jetë në Play Store drejt fundit të vitit. Mjafton të vendosin kartën e tyre të identitetit me NFC në pjesën e pasme të telefonit dhe më pas ta përdorin atë përmes smartfonit në shërbimet qeveritare eGoverment apo për të hapur një llogari bankare.

Sapo të regjistrohet karta në smartfon, ajo transferohen në një vend të sigurtë që është çipi Secure Element (eSE). Samsung thotë se Galaxy S20 janë seria e parë e telefonëve që do të funksionojnë me sistemin.

Qytetarët do të kenë kontroll të plotë mbi të dhënat e tyre dhe të mbrohen me enkriptimin më të lartë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pse kodimi është një investim në të ardhmen e fëmijës suaj