Lajmet

Samsung Galaxy S5 Mini do të ketë certifikimin IP67

Publikuar , 27 Prill 2014
0
Samsung Galaxy S5 Mini do të ketë certifikimin IP67

Samsung Galaxy S5sNe tashmë e dimë se Samung do të lëshojë një version mini të smartfonit të tij më të mirë Galaxy S5, ashtu siç ka bërë vitin e kaluar me Galaxy S4. Modeli i ardhshëm Galaxy S5 Mini tashmë është njoftuar muajin që kaloi, dhe Samsung ka konfirmuar një nga veçoritë e pajisjes.

Samsung New Zeland në uebsitin e saj ka konfirmuar se Galaxy S5 Mini do të vijë me certifikimin IP67. Kompania ka postuar informacionin e garancisë për pajisjen e ardhshme, që thotë se garancia nuk i përgjigjet dëmeve që i shkaktohen pajisjes nëse qëndron në ujë më shumë se 30 minuta.

Që të dy, Samsung Galaxy S5 dhe Galaxy S4 Active kanë certifikimin IP67 dhe kanë disa përjashtime në garanci. Kjo do të thotë se smartfoni i ardhshëm Galaxy S5 Mini gjithashtu do të ketë të përfshirë këtë veçori. Specifikimet e tjera të përfolura janë se pajisja do të ketë ekran 4.5 inç me rezolucion 720 x 1280 pixels, një proçessor Quad Core së bashku me 1.5 GB RAM në një çip Snapdragon 400.

Kamera e pasme do të jetë 8 Megapixel, ndërsa frontale 2 Megapixel me 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe Android 4.4 KitKat. Nuk ka asnjë fjalë rreth çmimit dhe disponueshmërisë së smartfonit, dhe këto do ti mësojmë vetëm kur pajisja të prezantohet zyrtarisht. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung nuk do të ofrojë më tema falas

Lajmet e fundit>