Harduer

Samsung Galaxy S5 mund të bëjë rifokusim të fotove pasi i keni shkrepur

Publikuar , 27 Shkurt 2014
0
Samsung Galaxy S5 mund të bëjë rifokusim të fotove pasi i keni shkrepur

OPavarësisht se sa kanë avancuar kamerat e smartfonëve, ato vazhdojnë ende të mos jenë perfekte kur vjen puna tek fokusimi – pra, në rastet kur sfondi bëhet i turbullt në mënyrë që fokusi të mbetet në pjesën kryesore ku imazhi është i qartë. Është pikërisht ky problem i shumë përdoruesve të synon ta adresojë Samsungu.

I sapolançuari Galaxy S5, ju mundëson përmes disa “modes” të caktuara, të zgjidhni një subjekt, të prekni personin apo objektin që dëshironi të mbani në fokus dhe më pas të bënin foton. Pasi ta keni bërë këtë, mund ta hapni foton në “Portrait Editing Mode” ku mund të zgjidhni nëse dëshironi që sfondin ta mbani të turbullt (apo jashtë fokusit). Sasinë e turbullimit mund ta kontrolloni vetë përmes opsioneve, ashtu si në shumë aplikacione të tjera.

Në testet e realizuara deri tani nga gazetarët teknologjikë, kjo veçori ka funksionuar mirë, edhe pse në rastet kur nuk e përcaktoni paraprakisht subjektin, mund të mos keni mundësi të turbulloni një pjesë të sfondit.

Gjithashtu, problemi më i madh mund të ndodhë kur ka disa fytyra në foto dhe ju dëshironi të fokusoni vetëm njërën. Në këtë rast, mund të ndodhë që të gjitha fytyrat, përveç fokusit, të trajtohen sikur janë në fakt në fokus dhe të mos pësojnë turbullim gjatë procesit. Megjithatë, si fillim, është një karakteristikë mjaft pozitive të cilën mund ta përdorni shpesh kur në foto është vetëm një person. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ka një surprizë për entuziastët e kriptomonedhave

Lajmet e fundit>