Harduer

Samsung Galaxy S5 mund të dalë në shitje brenda tri javëve

Publikuar , 21 Shkurt 2014
0
Samsung Galaxy S5 mund të dalë në shitje brenda tri javëve

Invite_angled-578-80Sipas raporteve të fundit, Samsung Galaxy S5 do të jetë në shitje gjatë mesit të muajit mars. Pajisja e re është vendosur të arrijë në ngjarjen Samsung Unpacked në Konferencën Botërore Mobile, më 24 shkurt dhe do të jetë në raftet e dyqaneve vetëm disa javë më vonë, ka zbuluar një ekzekutiv i paemëruar i Samsung-ut dhe burime të tjera të besueshme të GSMArena.

Një lëshim në mes të marsit do t’i ofronte një mundësi Samsung-ut që të përshëndeste blerësit përpara se rivali i vet, i cili po ashtu përdor Android, HTC, është në gjendje që ta sjell “HTC One” të ri përpara publikut.

Galaxy S5 pritet të vijë me sistemin Android 4.4 KitKat, me një ndërfaqe përdoruesi TouchWiz, një procesor Snapdragon 800 ose 805 (me tetë bërthama në disa regjione) dhe 3GB RAM.

Pajisja po ashtu pritet të ketë paraqitjen prej 5 inç në HD të plotë Super AMOLED, ndërsa disa spekulime kanë treguar për një mbështjellës që e përballon lagien me ujë dhe një skaner i gjurmëve të gishtërinjve si ajo e iPhone 5S.

Thashethemet më të fundit sugjerojnë po ashtu një kamerë prej 16 megapiksell, e po ashtu edhe mundësinë për incizuar video 4K, ndërsa hardueri mund të ketë një buton të dedikuar për kamerë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Startupi iGenius i Shqiptarit Uljan Sharka investime rekord prej 7 milion dollarë në Itali nga investitorë engjëj

Lajmet e fundit>