Harduer

Samsung Galaxy S5 mund të ketë emra shtesë, varianti prej ari është konfirmuar

Publikuar , 21 Shkurt 2014
0
Samsung Galaxy S5 mund të ketë emra shtesë, varianti prej ari është konfirmuar

Samsung-Galaxy-S5-may-have-additional-names-gold-variant-apparently-confirmedSamsung Galaxy S5 pritet që të lançohet këtë të hënë në Kongresin Mobile Botëror dhe do të dalë në shitje në muajin mars.

Derisa të vijnë detajet zyrtare, mund të njiheni vetëm me hipotezat përmes internetit dhe informacionin që sugjerojnë burime të ndryshme.

Eldar Murtazin, një zyrtar i brendshëm tek kompania Samsung, tha se do të lëshohen dy versione Samsung Galaxy S5: një i parametrave të lartë dhe një me parametra mesatarë.

Bazuar në informacionet e postura në internet, mendohet se version i parametrave të lartë do të ketë ekran “Quad HD” (1440 x 2560), ndërkohë që versioni me parametra mesatarë do të ketë një ekran 1080p dhe që të dy do jenë 5.2 inç.

Sipas Murtazin, dy versionet Samsung Galaxy S5 do të kenë emra shtesë. Emërtimi shtesë mund të shërbejë për të treguar diferencën mes dy versioneve Samsung. Për shembull, supozojmë të kemi emërtime të tilla si Galaxy S5 Plus dhe Galaxy S5 Classic, por thjesht këto emërtime janë shembuj dhe të pa konfirmuara zyrtarisht nga kompania.

Thuhet se Galaxy S5 “normal” do jetë i pari që do dalë në shitje, ndërsa pajisja e parametrave të lartë do jetë në treg disa javë më vonë. Ndërkohë, GSM Arena ka në dorë një dokument të Vodafone, që liston një version Galaxy S5 me ngjyrë ari. Pra, ky metal si duket po bëhet diçka e domosdoshme për të tilla pajisje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung zbulon datën kur Galaxy Fold do të dalë në shitje në Evropë

Lajmet e fundit>