Harduer

Samsung Galaxy S5 sot del në shitje në mbarë botën

Publikuar , 11 Prill 2014
0
Samsung Galaxy S5 sot del në shitje në mbarë botën

ooyala_1.0_standard_640.0Smartfoni më i fundit nga Samsung, Galaxy S5, tani është në dispozicion në mbarë botën. Smartfoni i kompanisë koreane është lëshuar në 125 tregje, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe një pjesë të Azisë. Ai i është bashkuar në rafte të dyqaneve orëve të mençura Samsung Gear 2 dhe Samsung Gear 2 Neo dhe ndjekësit shëndetësor Samsung Gear Fit, që po ashtu u lëshua gjatë ditës së sotme.

Arsyet për të kaluar në Galaxy S5 janë mjaft të qarta: ai përmban procesorin më të shpejt në treg, ofron një numër të veçorive të brenda-ndërtuara për aplikacione të mundshme për palestër dhe ka “imunitet” ndaj incidenteve me ujë që do të mund të dëmtonin shumicën e telefonëve.

Nëse telefonët e fundit nga kompania janë ata që mendoni t’i blini, pritni që të keni edhe një funksionim solid nga kamera. Por në të janë po ashtu edhe disa argumente që mund t’i keni parasysh që të mos dilni menjëherë në këtë smartfon: rregullimet e softuerit të Samsung-ut nuk janë përmirësuar edhe aq dhe sensori i ri për gjurmët e gishtërinjve nuk merr vlerësime të larta.

Në SHBA, Galaxy S5 mund të gjendet në çdo bartës madhor – Verizon Wireless, AT&T, Sprint dhe T-Mobile, por një çmim prej 199.99 dollarësh me kontratë. Nëse përdoruesi dëshiron t’i shmanget një përkushtimi dy vjeçar për kontratë për internet pa kabllo, ofruesit si T-Mobile janë duke i ofruar planet e tyre financiare mujore si një mënyrë më të lehtë për ta blerë pajisjen sipas çmimit me pakicë.

Shumica e shitësve me pakicë në SHBA janë duke e shitur ndjekësin shëndetësor Fit në çmimin prej 199 dollarësh. Ai është i njëjti çmim sikur ai për orën e mençur Gear 2 Neo, ndërsa Gear 2 standard kushton 299 dollarë, por për ta përdorur ndonjërin nga orët e mençura të Samsung-ut ose ndjekësve shëndetësor, do të ju duhet që ta keni një smartfon Galaxy me të cilin mund ta çiftëzoni. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy Fold shtyhet për në muajin Qershor

Lajmet e fundit>