Harduer

Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus mund të porositet

Publikuar , 11 Tetor 2011
0
Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus mund të porositet

Në J&R modeli 16GB mund të porositet për 399.99 dollarë, derisa modeli 32GB i Galaxy Tab 7.0 Plus  do të kushtojë 499.99 dollarë, raporton Unwired View. Modeli 32GB është i listuar si “i pamundshëm” për t’u blerë për momentin, ndërsa modeli 16GB duket të jetë ende i listuar si i mundshëm.  Butoni “Add to Cart” për verisonin 32GB është ende funksional dhe duket që të jetë vetëm një rrugë tjetër e paraporositjes.

Si një rifreskues, Galaxy Tabg 7.0 Plus ka ekranin touchscren me përmasa 1024 x 600 WSVGA, sistemin Android 3.2 Honeycomb, një procesor dybërthamor 1.2GHz, një kamerë të pasme prej 3 megapiksellëve dhe një kamerë të përparme prej 2 megapiksellëve për video biseda. Ai ofron mbështetje për kartën microSD.

Fatkeqësisht, J&R nuk tregon kohën për transport, por thjesht deklaron që ata janë duke pritur për transportin nga prodhuesi./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pas gjashtë vitesh pritje Apple sjell modelet e reja Mac Pro dhe kushtojnë një pasuri

Lajmet e fundit>