Harduer

Samsung Galaxy Watch 5 është thjeshtë një rafinim i Watch 4

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Gusht 2022
Sensori BioActive i cili është pas shumë të dhënave që grumbullohen rreth shëndetit të përdoruesit dhe që debutoi me Watch 4, tashmë është më inteligjent dhe më i shpejtë. Samsung Galaxy Watch 5 është thjeshtë një rafinim i Watch 4

Kemi qenë në dijeni që prej muajit Korrik se Samsung ishte duke u përgatitur për një përditësim të orëve inteligjente Galaxy Watch.

Modelet Galaxy Watch 4 ishin të para që vinin me sistemin e ri të përmirësuar WearOS, një bashkëpunim i Samsung dhe Google për zhvillimin e tij.

Me Galaxy Watch 5 Samsung sjell një rafinim me sensorë më të mirë që grumbullojnë të dhëna më të sakta për gjendjen shëndetësore të përdoruesit.

Të dy orët përshembull ka një dizajn të ri të pasmë me një hapësirë më të madhe për të rritur kontaktin me krahun e përdoruesit. Samsung thotë se kështu sensorët do të lexojnë më mirë të dhënat shëndetësore ndërsa është përfshirë një sensor i ri infra të kuqe të mat temperaturën e ambientit dhe trupit.

Sensori BioActive i cili është pas shumë të dhënave që grumbullohen rreth shëndetit të përdoruesit dhe që debutoi me Watch 4, tashmë është më inteligjent dhe më i shpejtë.

Për shembull përdoruesit mund të shohin një përmbledhje të përgjithshme të shëndetit së bashku me ushtrime fizike të personalizuara. Kristali i xhamit është zëvendësuar me një xham safirë që Samsung thotë se është më i fortë.

Bateritë në të dy modelet 40 dhe 44mm janë rritur në 284mAh dhe 410mAh respektivisht dhe të dy orët ofrojnë deri në 7 jetë gjatësi baterie. Vinë me WearOS 3.5 dhe do të kushtojnë 280 dollarë për modelin bazë 40 me Bluetooth dhe 450 dollarë për modelin bazë 44mm me Bluetooth.

Variantet LTE kushtojnë 330 dollarë dhe 500 dollarë respektivisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një vendim gjykata mund të vërë në rrezik biznesin dyqanit të aplikacioneve të Apple