Harduer

Samsung Galaxy Xcover 2: Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

Publikuar , 25 Janar 2013
0
Samsung Galaxy Xcover 2: Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

Samsung-u sot zyrtarisht e ka prezantuar modelin Galaxy Xcover 2, pajisje kjo rezistente ndaj ujit dhe pluhurit, ndërsa duke pasur parasysh konstruktin e saj do të duhej të ishte rezistent edhe ndaj goditjeve të buta.

Nën ujë do të duhej të duronte rreth 30 minuta dhe atë në një thellësi prej një metër.

Kjo pajisje vjen me diagonale të ekranit prej 4 inç dhe procesor dy bërthamësh me fuqi 1 GHz. Ka kamerë me sensor prej 5 megapikselëve dhe sistem operativ Android 4.1.

Tani për tani nuk ka informacione se kur dhe në cilat tregje do të jetë i disponueshëm.

Përdoruesve iu intereson se a është kjo e tëra që Samsung-u do të ofrojë nga edicioni i pajisjeve rezistente ndaj ujit, apo a do të jetë edhe top modeli i tyre i ardhshëm Galaxy S IV i pajisur me materiale rezistente.

A po bëhet rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit trend i ri në botën e smartfonëve

Sony tashmë ka prezantuar në CES pajisjen Xperia Z i cili njëkohësisht është i hollë dhe elegant, ndërsa prodhim të ngjashëm ka edhe Huawei. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy Xcover 2

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton pajisjen 3,500 dollarëshe të realitetit virtual HoloLens 2

Lajmet e fundit>